Në Mal të Zi nis mbledhja e nënshkrimeve për ta anuluar njohjen e Kosovës
- rilindjashqiptare
- Jun 26, 2018
- 1 min read

18 deputetë të Frontit Demokratik në Mal të Zi kanë nënshkruar nismën e Këshillit Kombëtar Serb që të organizohet një referendum për anulimin e njohjes për Kosovën.
Andrija Mandiq, lider i Frontit Demokratik opozitar theksoi se bota nuk e njeh siç e cilësoi ai Kosovën, shtet të vetshpallur.
“U bëj thirrje të gjithë që të japin nënshkrimet e tyre në mënyrë që të dëshmojmë se Mali i Zi nuk ka nevojë ta njohë krahinën jugore të Serbisë”, deklaroi ai, transmeton lajmi.net.
Nënshkrimet për të organizuar një referendum për tërheqjejn e njohjes për Kosovës kishin nisur tri ditë më parë.
Kjo ishte bërë nga klasa fetare ortodokse serbe në Mal të Zi, duke synuar që shteti malazez të mos jetë në listën e vendeve që e kanë njohur Kosovën.
Kjo duket vështirë e arrithsme pasi pas zgjedhjeve presidenciale atje udhëheq Milo Gjukanoviq, që njihet si lider me raporte të mira me Kosovën.
Ndryshe pikërisht në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi kishin garuar 2-3 kandidatë që ishin zotuar për anulimin e njohjes për Kosovën.
תגובות