Çfarë shkruajnë mediat serbe për humbjen nga Brazili dhe eliminimin nga Botërori
- rilindjashqiptare
- Jun 27, 2018
- 1 min read

Mediat në Serbi kanë reaguar pas eliminimit nga Kupa e Botës në Rusi.
Serbia pësoi humbje 2:0 nga Brazili në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, duke u eliminuar si e treta në grup. “Brazili na ndëshkoi dhe na dërgoi në shtëpi”, ka shkruar Kurir, kurse portali tjetër Blic.rs shkruajti se Serbia e eliminoi veten nga Kupa e Botës, duke mos arritur të shpëtonte ndaj Brazilit.
Kombëtarja e Serbisë arriti vetëm tri pikë në këtë Botëror, duke u përshëndetur nga Rusia në fazën e grupeve me vetëm një fitore, atë ndaj Kosta Rikës.
Më poshtë keni titujt e mediave serbe për eliminimin nga Kupa e Botës.


Comments