top of page
123.jpg

Bebja vërtet mund të njohë personat e mirë dhe të këqij, nuk qan pa arsye

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 28, 2018
  • 1 min read

Bebet dinë të njohin fytyrat, por mbase munden edhe më shumë se kjo!

Një hulumtim i paradokohshëm sugjeron që bebet mund të bëjnë dallimin ndërmjet personave të mirë dhe të këqij.

Një eksperiment i bërë në universitetin Yale ka treguar që bebet më shumë i duan personat të cilët janë të sjellshëm, ndërkaq konkludimet e tyre për njerëzit i marrin në bazë të mikrosinjaleve.

Në eksperimentin tjetër bebeve u janë treguar dy kukulla – e mira, të cilën ka ndihmuar që të hapej kutia, dhe e keqja, të cilën e ka shqelmuar, transmeton Telegrafi. Më shumë se 80 për qind e bebeve kanë zgjedhur kukullën e mirë, gjë që tregon që bebet vërtet dinë të gjykojnë se kush është i mirë e kush i keq.

“Njerëzit vijnë në këtë botë me moralitetin e lindur”, ka treguar Paul Bloom, autor i librit” Vetëm bebet: prejardhja e së mirës dhe e së keqes”.

Duke u rritur fëmijët, janë gjithnjë e më të mirë në bazë të linjave dhe mimikave të karakterit.Trevjeçarët janë në gjendje të vlerësojnë besnikërinë e dikujt vetëm në bazë të fytyrës së personit të panjohur.

Herën tjetër kur bebja juaj tregon padurueshmëri ndaj personit të ri, mos e kuptoni këtë vetëm si tekë.Provoni së paku të merrni në shqyrtim gjykimin e bebes kur vlerësoni miqtë tuaj. 


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page