Sigurimi në gjumë, pacienti vulos dokumentet me vulën e doktorit (Video)
- rilindjashqiptare
- Jun 28, 2018
- 1 min read

Një qytetar ka përcjellë të filmuar tërë procesin gjatë të cilit ai është futur në zyrën e doktorit kujdestar Musa Halilajt në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë dhe aty ka vulosur raportet mjekësore i papenguar nga askush. Ai madje ka filmuar Qendrën por e ka takuar vetëm sigurimin e qendrës që flinte mbi krevatin e pacientëve ndërsa nga vula e mjekut mbi tavolinë ka kuptuar se në atë ndërrim ka qenë dr. Musa Halilaj. Të kontaktuar nga Kallxo, Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës tha se për ata është shqetësuese mosprezenca e mjekut kujdestar në vendin e punës gjatë orarit. “Komuna e Gjakovës, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në bazë të akteve ligjore dhe nënligjore ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që drejtori i QKMF-së, Mjeku kujdestar si dhe personat tjerë përgjegjës lidhur me rastin t’i nënshtrohen Komisionit disiplinor për marrjen e masave ndëshkimore në harmoni me ligjet në fuqi”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Kliko për Video
Comentarios