top of page
123.jpg

Nora dhe Era Istrefi e ndoqën me presidentin Ilir Meta ndeshjen Zvicër-Kosta Rikë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 28, 2018
  • 1 min read

Ka përfunduar ndeshja e sotme e Zvicrës kundër Kosta Rikës me rezultat 2-2. Të entuziazmuar miliona shqiptarë, kanë dhënë mbështetjen e tyre për Zvicrën këtë vit, kjo pasi për kombëtaren zvicerane luajnë katër shqiptarë. Ndër tifozët më të flaktë të kësaj kombëtareje duket të jetë edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Ai kishte organizuar një mbrëmje në natën e sotme me shumë të ftuar VIP nga fusha e artit e sportit, për të ndjekur në Presidencë ndeshjen e sotme. Ndër të pranishmet ka qenë edhe artistja kosovare, Era Istrefi, e cila është interpretuesja e himnit të Kampionatit Botëror këtë vit, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam. Krahas Erës, e pranishme në Presidencë ka qenë edhe motra e saj, këngëtarja e njohur, Nora Istrefi. Era dhe Nora Istrefi e ndoqën në Presidencën e Shqipërisë ndeshjen Zvicër-Kosta Rikë.

Në krah të Ilir Metës sonte ndodheshin edhe kampioni i njohur Gjetan Keta, tenori i mirënjohur Kastriot Tusha, futbollistja e njohur e kombëtares shqiptare për femra, Cyme Lulaj, këngëtarët Kastro Zizo dhe Robert Berisha, si dhe shumë personalitete të sportit e kulturës. Kujtojmë që këngëtarja Era Istrefi gëzon pasaportë shqiptare, pasaportë e cila i ka hapur rrugët duke mos i shkaktuar probleme për hyrjen në Rusi, vend për në të cilin do të niset brenda pak ditësh. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page