Bekim Isufi tregon gjendjen e futbollistëve pak orë para ndeshjes
- rilindjashqiptare
- Jun 29, 2018
- 1 min read

Drita do të luajë sot ndeshjen finale të raundit paraeliminator të Ligës së Kampionëve ndaj kampionit të Gjibraltarit, Lincoln.
Sfida do të zhvillohet në Gjibraltar prej orës 20:30, teksa trajneri Bekim Isufi ka folur për gjendjen e futbollistëve, e cila, sipas tij është shumë e mirë.
“Ndeshje shumë e rëndësishme sidomos për neve dhe futbollin kosovar. Duhet të japim maksimumin. Duhet pasur parasysh se kemi zhvilluar një 120 minutësh me këta djem, por unë mendoj se kemi pasur kohën e rikuperimit dhe mundësinë. Kështu që mendoj se edhe koha në ora 20:30, do të jetë freskët dhe do të na ndihmojë. Besojë në këta djem nëse kemi ndryshim në paraqitje jo si në ndeshjen e kaluar atëherë Drita, mund t’ia dalë me pak fat dhe dëshirë më të madhe të kualifikohet në turin e rradhës”, ka thënë Isufi për Kornerin.
Sfida do të transmetohet në RTK prej orës 20:30.
Comments