top of page
123.jpg

FIFA bën bilancin e VAR-it: Më pak kartonë të kuq e më shumë futboll

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 29, 2018
  • 1 min read

FIFA ka bërë bilancin e VAR-it pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve në Botërorin “Rusi 2018”.

Drejtori i projektit të teknologjisë, Roberto Rosetti, drejtori i arbitrave të FIFA-s, Massimo Busacca dhe Presidenti i Komitetit të Arbitrave të FIFA-s, Pierluigi Collina dolën përpara mediave në stadiumin Luzhniki të Moskës dhe treguan rezultatet e VAR-it.

Sipas tyre, VAR-i ka kontrolluar 335 raste në 48 ndeshje. Nga këto, 14 vendime të arbitrit u ndryshuan, ku përfshihen 7 penallti të dhëna, 2 penallti të anuluara, 2 kartonë të kuq, 2 gola të dhënë në pozicion jashtë loje dhe një për gabim identiteti, përcjell TCH.

Interesant është fakti se në këtë Botëror janë akorduar 24 penallti, në krahasim me 10 të “Brazil 2014” dhe 10 të “Afrikë e Jugut 2010”, por vetëm 7 prej tyre janë dhënë me VAR.

Gjithashtu, Collina, Rosetti dhe Busacca thanë se është rritur koha efektive e lojës. Nga 55 minuta e 24 sekonda në Brazil, në Rusi mesatarja e lojës efektive të një ndeshjeje është 56 minuta e 45 sekonda.

“Falë VAR-it, pas 48 ndeshjesh të këtij Botërori, nuk kemi asnjë skandal”, tha Collina.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page