Klubi me më së shumti gola në Kupën e Botës (FOTO)
- rilindjashqiptare
- Jun 29, 2018
- 1 min read

Real Madrid – Barcelona është dueli më i ashpër edhe në Kupën e Botës.
Dy gjigantët e La Ligas, “duelojnë” për numrin e golave të shënuara në Botërorin e Rusisë.
Sa i përket numrit të golave të shënuara nga klubet, Real Madridi dhe Barcelona janë dy ekipet futbollistët e të cilave kanë shënuar më së shumti gola në fazën e grupeve në këtë kampionat.
Futbollistët e Real Madrid e Barcelonës kanë shënuar nga 9 gola, më shumë se cilado skuadër në Botëror.
Pas dy gjigantëve të La Ligas janë dy ekipet e Premierligës, Tottenham e Manchester United, kurse top 5-shen e kompleton skuadra tjetër spanjolle, Atletico Madridi.

Comments