top of page
123.jpg

Armatim i ri dhe mjete të blinduara, ushtria shqiptare nis stërvitjen masive

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 30, 2018
  • 1 min read

Forcat e Armatosura kanë nisur një stërvitje masive, duke demonstruar kapacitetet e reja ushtarake si armatimin dhe mjetet e blinduara të blera kohët e fundit. Në këtë stërvitje marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i trupave këmbësore, automjetet e lehta të blinduara të ardhura nga qeveria amerikane si dhe mortajat e reja të blera nga qeveria jonë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, ka kryer një inspektim të punës dhe të stërvitjes së deritanishme të grup-batalionit të këmbësorisë së lehtë. Në fjalën e tij Kollçaku shprehu bindjen se puna, mundi dhe sakrifica e vajzave dhe djemve të grup-batalionit do të shpërblehen duke arritur objektivat e vendosura.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page