Gjesti fantastik i Pogbas dhe deklarata e tij për Messin (Foto)
- rilindjashqiptare
- Jun 30, 2018
- 1 min read

Franca mposhti Argjentinën me rezultat 4-3 duke e eliminuar nga Kupa e Botës. Kjo humbje ishte mjaft e dhimbshme për Messin, i cili sërish mbetet pa këtë trofe në skenën ndërkombëtare. Në fund të ndeshjës, përpos bashkëlojtarëve të tij francez që ka në skuadrën e Barcelonës, edhe Paul Pogba gjeti kohë për ta ngushëlluar yllin argjentinas, gjest ky që është përshëndetur mjaft shumë. Në fund të ndeshjës Pogba deklaroi: Kemi luajtur kundër lojtarit më të mirë në botë. Ka 10 vite që e shikoj atë për të mësuar prej tij, ai më bën ta dua futbollin. Ai do të jetë gjithmonë një idhull për mua.

Comments