Kosova anëtare me të drejta të plota në OBD, dështojnë përpjekjet e Serbisë dhe Rusisë për bllokadë
- rilindjashqiptare
- Jun 30, 2018
- 1 min read

Ky ishte sesioni i 4-të i OBD-së, në të cilin Kosova po merr pjesë si anëtare, që nga janari i vitit 2017 Republika e Kosovës ka marrë pjesë në sesionin e 132-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave – OBD-së, e cila po mbahet në Bruksel me pjesëmarrje nga 182 shtete anëtare. Në kuadër të këtij sesioni është ri-zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i OBD-së, z. Kunio Mikuriya; është diskutuar rishikimi i Konventës së Kyotos; ndërtimi i kapaciteteve; programeve për lehtësim të tregtisë që do t’i ofrohen shteteve anëtare dhe çështje të tjera të rëndësishme në fushëveprimin doganor. Gjatë punimeve të sesionit, Republika e Kosovës ka ushtruar të drejtat e saj sikurse të gjitha vendet e tjera anëtare, duke marrë fjalën, ushtruar të drejtën e votës dhe duke u konfirmuar nga Këshilli buxheti për kontributet financiare të Kosovës. Përkundër përpjekjeve të Serbisë dhe Rusisë për të penguar pjesëmarrjen e Kosovës ato dështuan pas reagimit të delegacionit të Republikës së Kososves dhe shteteve aleate dhe partnere.


Comments