top of page
123.jpg

Rekord i ri i temperaturave më të ulëta në Tokë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 30, 2018
  • 1 min read

Regjistrohet temperatura më e ulët ndonjëherë në Tokë. 

– 98 gradë Celcius kanë arritur të regjistrojnë shkencëtarët në zemër të Antarktidës gjatë dimrit të errët e të ftohtë polar. Kjo matje e re kalon rekordin e mëparshëm që ishte regjistruar në 1983 pranë stacionit rus Vostok. Njeriu nuk është në gjendje të thithë ajër kaq të ftohtë për më shumë se dy frymëmarrje pa rrezikuar një hemorragji në mushkëri. Në atë kohë shkencëtarët rusë që dolën jashtë bazës për të matur temperaturën vishnin disa tuta specifike dhe maska, që bënin të mundur ngrohjen e ajrit para se të thithej. Ndërsa sot matjet janë bërë më satelitë, të cilët kanë fluturuar mbi akullnajat ku është arritur të kapet rekordi i ri, pra temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në planet. Klan Plus 


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page