top of page
123.jpg

Botërorit i “humbasin” 10 Topa të Artë brenda ditës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 1, 2018
  • 1 min read

Botërori “Rusi 2018” do të mbahet mend për faktin se brenda një dite u eliminuan dy futbollistët që kanë dominuar futbollin në 10 vitet e fundit.

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo, fitues të 10 Topave të Artë të fundit, u larguan nga Botërori në të njëjtën fazë (1/8) dhe në të njëjtën ditë. Argjentina u mund 4-3 nga Franca, ndërsa Portugalia u mposht 2-1 nga Uruguaji.

Përsa u përket statistikave individuale, Messi shënoi vetëm një gol në “Rusi 2018” (ndaj Nigerisë), ndërsa Cristiano 4 (tregolësh ndaj Spanjës dhe një gol ndaj Marokut).

Pas eliminimit të Portugalisë dhe Cristiano Ronaldos nga Botërori, në rrjetet sociale janë publikuar statistika të përgjithshme të pabesueshme që kanë të bëjnë me dy lojtarët më të mirë të gjeneratës dhe me ekipet pjesëmarrëse në këtë garë.

Messi, nënkampion më 2014 dhe Ronaldo, gjysmëfinalist më 2006, asnjëherë nuk kanë shënuar gola në ndeshje përtej fazës së grupeve në botërorë, kurse Messi ka katër asistime dhe Ronaldo asnjë, raporton Insporti, duke iu referuar të dhënave të FIFA-s për këta dy futbollistë.

Sado e pabesueshme që mund të tingëllojë kjo statistikë, është një indikator se në ndeshjet e mëdha në kampionate botërore, edhe Messi (8 ndeshje në fazën e nokautit, 756 minuta dhe 23 goditje pa gol), por ehde Ronaldo (6 ndeshje në fazën e nokautit, 514minuta dhe 25 goditje pa gol)“abortojnë”, kur nga ta pritet më së shumti.  


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page