top of page
123.jpg

Dialogu Kosovë-Serbi, kjo është kërkesa e Luginës së Preshevës07:59

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 1, 2018
  • 1 min read

Shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë, po kërkojnë që bisedimet finale Kosovë-Serbi të diskutohet edhe për fatin e tyre. 

Por kërkesa e tyre nuk do të realizohet. Këtë e ka konfirmuar shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi.

Regjisori nga Presheva, Kastriot Saqipi, ka nisur një fushatë në Facbook përmes së cilës po kërkon përfshirjen e çështjet së Luginës së Preshevës në bisedimet finale Kosovë-Serbi.

Saqipi thotë se po kërkojnë të drejta të barabarta me serbët siç i kanë këta të fundit në Kosovë. Ndërkaq, Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra thotë se shqiptarët Luginës janë harruar nga politikanët kosovar. Sipas Kadriut është momenti i duhur që për këtë çështje të diskutohet për fatin e shqiptarëve të Luginës.

E nëpërmjet telefonit shefi i negociatave me Serbinë Avni Arifi, thotë se për këtë çështje asnjëherë nuk është diskutuar me palën serbe gjatë bisedimeve në Bruksel, raporton T7.

Në Kosovë jetojnë rreth 20 mijë shqiptar të cilët janë shpërngulur nga Presheva Medvegja dhe Bujanoci. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page