top of page
123.jpg

Fama e Xhakës ka mbërritur edhe në Iranin e largët, shikoni çfarë kanë bërë atje për kosovarin

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 1, 2018
  • 1 min read

Forma e treguar gjatë këtij Botërori ka bërë që fama e Granit Xhakës të mos njoh limite, duke fituar fansa nga e gjithë bota.

Loja e kosovarit me kombëtaren e Zvicrës po mahnit të gjithë. Momenti kyç deri në këto momente për Xhakën ka qenë goli që arriti të shënonte në ndeshjen ndaj Serbisë, ku jehona e festimeve po vazhdon edhe sot.Por mesa duket simpatia për Xhakën dhe Kombëtaren e Zvicrës ka kaluar kufijtë e Evropës, duke mbërritur edhe në Iranin e largët. Në kryeqytetin e Iranit, Teheran disa tifozë për të shprehur simpatinë që kanë për kombëtaren Helvete kanë pikturuar portretet e Granit Xhakës dhe sulmuesit Breel Embolo në murin e Ambasadës Zvicerane në Teheran. 

Fotot e këtij momenti kanë bërë xhiron e rrjetit nga tifozët e përfaqësueses së Zvicrës.

Grupi i shqiptarëve që përbëhet nga Xhaka, Shaqiri, Behrami e Xhemaili do të përballen me Suedinë, në mënyrë që të sigurojnë kualifikimin për çerekfinale. Zvicra fazën e grupeve e mbylli në vendin e dytë pas Brazilit, në një grup që përbëhej edhe nga Serbia dhe Kosta Rika. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page