top of page
123.jpg

FIFA, tjetër goditje për Serbinë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 1, 2018
  • 1 min read

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka gjobitur Federatën e Rusisë dhe Serbisë, pasi tifozët e këtyre kombëtareve kanë mbajtur pankarta me përmbajtje raciste.

FIFA ka thënë më 30 qershor se pankarta me përmbajtje neo-naziste janë shfaqur gjatë ndeshjes mes Rusisë dhe Uruguait, që u mbajt më herët gjatë kësaj jave, në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit që po mbahet në Rusi. Federata Ruse është urdhëruar që të paguajë 10 mijë dollarë gjobë. FIFA ka thënë se pankartat përfshinin edhe numrin 88, kod i përdorur nga neo-nazistët për përshëndjetjen “Heil Hitler”, shkruan rel.

Federata serbe, ndërkaq është urdhëruar që të paguajë 20 mijë dollarë, pasi tifozët serbë kanë mbajtur pankarta për të festuar një grup nacionalist të Luftës së Dytë Botërore, gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Brazilit. 


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page