top of page
123.jpg

Rusia në çerekfinale! Lamtumirë Botëror edhe për Spanjën!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 1, 2018
  • 1 min read

Pas Gjermanisë, Argjentinës e Portugalisë, është radha e Spanjës që i thotë lamtumirë Botërorit, e eliminuar pas një ndeshje dramatike pikërisht nga organizatorët e Rusisë. Vendasit nuk mundën t’i bënin ballë presionit të shpejt të Spanjës dhe në një krosim, mbrojtësi Ignashevich e dërgon topin në portën e tij pas një dyluftimi me mbrojtësin Sergio Ramos që në minutën e 12. 

Deri në këtë fazë të botërorit, ky është autogoli i 10 i shënuar në këtë kompeticion. E gjendur kaq herët në disavantazh, aq më tepër ndaj Spanjës, u mendua se Rusia nuk do të arrinte të reagonte, por ndodhi e kundërta dhe vendasit shkuan disa herë rrezikshëm në portën e De Geas.

Përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e 41, kur arbitri akordoi një penallti për prekje me dorë në zonë nga Pique dhe Dzyuba e ktheu në gol, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim 1-1.

Në pjesën e dytë, Spanja ishte më kërkuese, por konkretizimi në portën ruse mungoi dhe rezultati i barabartë mbeti në fuqi deri në përfundim të kohës së rregullt, por edhe të 30 minutave të shtesës. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page