Korriku filloi më shi, por këto do të jenë temperaturat gjatë ditëve në vijim
- rilindjashqiptare
- Jul 1, 2018
- 1 min read

Parashikimi i motit për persë ditë nga IHMK.
Sipas Institutit hidrometeorologjik të Kosovës gjatë ditëve në vazhdim do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Vranësirat vende-vende do të shoqërohen me riga të izoluara dhe të dobëta shiu, transmeton lajmi.net.
“Temperaturat do të jenë në ngritje gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, minimalet nga 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 23-29 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Më tutje, aty thuhet se shtypja atmosferike është mbi vlerat e normales, por gjatë javës do të pësoj rënie të lehta . Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominues do të mbetet veriperëndimi, shpejtësia maksimale e së cilës do të arrijë deri 9m/s.
Comentarios