top of page
123.jpg

Ragip Xhaka: Shqiptarët na kthyen 20 mijë fish gëzimin e shqiponjës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 2, 2018
  • 1 min read

Ragip Xhaka ka reaguar përmes një letre publike, ku ka sqaruar festën e djalit të tij, Granit Xhakës, me shqiponjë në ndeshjen ndaj Serbisë. Ai ka shkruar se festa e Granitit nuk ishte provokim politik, por simbol që i identifikon shqiptarët. Në këtë letër publike, ai falënderoi popullin shqiptar për iniciativën për të mbledhur paratë, duke thënë që ky gjest, jo për shumën financiare, por për kuptimin e thellë, ka kthyer 20 mijë fish gëzimin që siç tha ai Graniti e Xherdan Shaqiri atë natë. Letra e plotë e Ragip Xhakës: “Shenja e shqiponjës është si një tatuazh i gëzimit të shqiptarëve në festa, në dasma, në koncerte, në ndeshje futbolli dhe nuk ka brenda asnjë urrejtje apo madje asnjë lidhje me të tjerët”. “Është thjesht një shenjë dalluese që shqiptarët e njohin menjëherë e nuk kanë nevojë për shpjegime”. “Prandaj edhe jemi shumë të çuditur me reagimin e atyre që e përjetuan shenjën tonë si ofensivë për ta apo atyre që e trajtuan si gjest politik”. “Por nuk jemi aspak të çuditur me solidaritetin e shumë shqiptarëve që janë ndjerë keq nga keqinterpretimet e shenjës dhe kanë marrë pjesë në iniciativën e Edi Ramës për të kontribuar simbolikisht për gjobën e padrejtë që na u vu”. “I falënderojmë shumë, jo për shumën po për faktin që na kthyen 20 mijë fish gëzimin që u dhamë me shenjën e shqiponjës pas golave”, ka shkruar Ragip Xhaka. 


留言


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page