top of page
123.jpg

Thaçi dhe Mitchell bisedojnë për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 2, 2018
  • 1 min read

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, me të cilin ka folur për forcimin e marrëdhënieve bilaterale si dhe për fazën e fundit të dialogut me Serbinë.

Këtë, presidenti i vendit e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se dialogu dhe marrëveshja përfundimtare me Serbinë janë mënyrë e vetme për t’i hapur rrugë integrimeve euroatlantike për Kosovën.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook: “Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, me të cilin bashkëbiseduam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ne u pajtuam për intensifikimin e dialogut dhe domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare, ligjërisht obliguese me Serbinë. Dialogu dhe marrëveshja përfundimtare janë mënyrë e vetme për t’i hapur rrugë integrimeve euroatlantike për Kosovën dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.

Kosova, si gjithmonë, gëzon mbështetjen e palëkundur amerikane edhe në fazën e fundit përfundimtare të këtij procesi të vështirë, por jo të pamundur për t’u përmbyllur me marrëveshje.”


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page