Real Madrid me komunikatë zyrtare për Neymarin
- rilindjashqiptare
- Jul 3, 2018
- 1 min read

Real Madrid ka reaguar ndaj një lajmi të lëshuar nga televizioni spanjoll ‘TVE’, për një ofertë të pretenduar se këta të fundit i kanë bërë PSG-së për Neymar.
‘TVE’ ka raportuar se Real Madrid i ka ofruar 310 milionë euro skuadrës së PSG-së për yllin brazilian.
Këto raportime i ka quajtur të pavërteta Real Madrid, që ka reaguar përmes një komunikate.
“Duke pasur parasysh lajmin e lëshuar sonte nga TVE për një ofertë të supozuar të Real Madridit ndaj PSG-së për Neymar, Real Madrid informon se ky informacion është tërësisht i rremë. Real Madrid nuk ka bërë ndonjë ofertë ndaj PSG-së apo lojtarit”, thuhet në komunikatën e skuadrës spanjolle.
Comentarios