top of page
123.jpg

Sot Mali i Zi vendos nëse do t'i dërgojë trupat ushtarake në Kosovë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 3, 2018
  • 1 min read

Si pjesë e Aleancës më të Madhe ushtarake në botë – NATO, Mali i Zi e ka për obligim që të kontribuojë në dërgimin e trupave paqeruajtëse nëpër misione.

Kështu së shpejti në Kosovë mund të vijnë 40 anëtarë të forcave ushtarake të Malit të Zi në kuadër të KFOR-it. Sot Kuvendi i Malit të Zi do të mbajë seancën e radhës ku në rend të ditës është edhe pika për votimin e vendimit të këtyre trupave në Kosovë. Sa i përket kësaj çështjeje ka pasur deklarime të ndryshme për dhe kundër në ditët e kaluara. Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boskoviq ka thënë se duke iu bashkuar NATO-së, kushtet për intensifikim të pranisë nëpër misione ndërkombëtare nënkuptojnë edhe besueshmëri në komunitetin ndërkombëtarë. Dërgimin e këtyre trupave e kanë kundërshtuar disa prej zyrtarëve të partive opozitare atje, duke thënë se ajo është politikë kundër Serbisë.


Yorumlar


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page