Përfitimet shëndetësore nga konsumi i manaferrës
- rilindjashqiptare
- Jul 4, 2018
- 1 min read

Ky frut i shijshëm ka vlera mjaft të larta ushqimore.
Manaferrat janë të pasura me me fosfor, kalium, magnez, kalcium, provitaminë A, vitamina B1, B2, B5, B6 dhe më së shumti vitaminë K, e cila nxit absorbimin e kalciumit në gjak, si dhe forcon eshtrat.
Manaferrat mund të konsiderohen një “depo” ushqyese për organizmin.
Antioksidanti i quajtur antocianinë, që i jep ngjyrën karakteristike, parandalon inflamacionet në trup dhe ka fuqinë për të shkatërruar radikalet e lira, të cilat dëmtojnë qelizat e trupit dhe shkaktojnë kancer, shkruan noa.al.
Ajo që duhet të dini është se me vetëm një filxhan me manaferra, keni dozën e rekomanduar të vitaminës C, e cila, siç e dimë stimulon sistemin imunitar dhe rregullon aktivitein metabolik.
ความคิดเห็น