top of page
123.jpg

A po merr fund koalicioni? Haradinaj godet Bedri Hamzën në Kuvendin e Kosovës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 5, 2018
  • 1 min read

Kryeministri Ramush Haradinaj ka akuzuar ish-ministrin Lutfi Zharku për krijimin e borxhit të 53 milionshit ndaj Bechtelit. 

Por, kryeministri duke i reaguar Zharkut, goditi edhe ministrin e Financave Bedri Hamzën. Kryeministri në foltoren e Kuvendit i tha ish-ministrit të transportit Lurfi Zharku, se paret e shtetit i dhimbsen më shumë vetë atij sesa ministrave të PDK’së, shkruan Express. “E di që i ke pas kolegë, por a mendon që ministrave të PDK’së ju dhimbsen paret e shtetit më shumë se mua?”, i tha kryeministri Lutfi Zharkut. Pas një fjalimi të gjatë të ish-ministrit të Infrastrukturës, Lutfi Zharku, kryeministri Ramush Haradinaj i quajti shpjegimet e Zharkut si manipulime, duke arsyetuar pagesën e gjobës prej 53 milionë eurove ndaj Bechtel-Enka për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit./Express/ 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page