E përjashtuan nga mbrëmja e maturës pasi kishte probleme mendore, ja çfarë bëri mamaja e saj
- rilindjashqiptare
- Jul 5, 2018
- 1 min read

Për 38-vjeçaren Kelly Rogers, nuk ka qenë aspak e lehtë të bashkëjetojë më sëmundjen e të bijës Laitha-Jayda.
Ajo është detyrauar shpeshherë të vendosë rregulla ose të krijojë situata të posaçme që e diferenconin 16-vjeçaren nga motra e saj binjake.
Megjithatë ajo kishte shpresuar, e uruar në të njëjtën kohë, që të dyja vajzat do të shkonin bashkë në mbrëmjen e maturës.
Por, ndodhi krejt e kundërta, Laitha-Jayda Trimble nuk u lejua t’i bashkohej të motrës, Rhiall-Analise, pasi autoritet shkollore i ndaluan hyrjen në vendin ku po mbahej ceremonia e diplomimit. Ajo u përjashtu nga festa pasi vuan nga çrregullime emocionale dhe ankth (EDD-Emotional Deprivation Disorder). «Gjithçka ndodhi në momentin e fundit, transmeton living.al.
Askush nuk më pati lajmëruar që ime bijë nuk do të ishte pjesë e festës. Ajo nuk është aggressive dhe nuk i ka bërë kurrë keq njeriu. Është e vërtetë që vuan nga çrregullimet emocionale dhe ka problem me sjelljen, por mjafton t’i qëndrosh afër.
Nuk e kuptoj pse ia bënë këtë. Tani Laitha është e shkatërruar plotësisht dhe është mbyllur në vetvete.
Nuk mund ta pranoj këtë, dua që autoritetet shkollorë t’i kërkojnë falje.’’- u shpreh mamaja e vajzës për një media lokale. Të shumtë kanë qenë lexuesit dhe komentuesit që e kanë mbështetur dhe kanë firmosur peticione për të mbrojtur të drejtat e 16-vjeçares.
Comments