top of page
123.jpg

Frika nga tërmetet mbetet, 400 lëkundje në 24 orë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 5, 2018
  • 1 min read

Tërmeti që goditit të mërkurën Gjirin e Lalzit, dhe u ndje në thuajse të gjithë vendin duke shkaktuar panik, vazhdon të jetë aktiv.

Në 24 orë ekspertët e sizmikës kanë regjistruar mbi 400 pasgoditje dhe parashikimet flasin për të tjera lëkundje deri në shuarje të vatrës. 

"Duhen të paktën edhe 2-3 ditë të shuhet, nuk do jenë të forta". 

Magnituda 5.1 që shënoi tërmeti i së mërkurës, futet tek tërmetet e fortë. Por si mund të mbrohemi nëse vendi goditet sërish nga një tërmet i fortë? 

"Menjëherë të vendosesh në një objekt që të jetë i mbrojtur nga objektet e tjera që mund të bien. Pastaj mbasi të heqësh të gjitha, elektricitetin, ujin, që të jenë të siguruara sepse ndonjëherë pasojat e tërmeteve janë dytësore si pasojë e zjarreve ose ujit". 

Durrësi futet në një nga zonat me aktivitet sizmik të lartë. Tërmeti i fundit i konsideruar i fortë është regjistruar 6 vite më parë me magnitudë 4.2. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page