top of page
123.jpg

Pacolli demanton Daçiqin për Papua Guinean e Re

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 5, 2018
  • 1 min read

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se vendi i gjashtë që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, është Papua Guinea e Re.

Por Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, edhe njëherë ka demantuar attë që e thotë Daçiq, sikurse herët e tjera. “Daçic paska vendosur prapë që të vazhdojë shpifjet dhe falsifikimet karshi Kosovës. Pas falsifikimeve të mëhershme të cilat iu kthyen bumerang, ai paska prezantuar një dokument kushedi ku të përgatitur për gjoja tërheqje të njohjeve”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook. Sipas tij, Republika e Kosovës nëpërmjet shërbimit të vet diplomatik mban kontakte të vazhdueshme me të gjitha shtetet e botës dhe në këtë drejtim, siç ka shkruar ai, “ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera edhe me Papua New Guinean”. “Shpifjet e Daçicit tanimë konsiderohen neveritëse, veçanërisht pas rastit të Liberisë, Guinesë Bissau, Ganës etj. 

Në ditët në vijim nëpërmjet kanaleve diplomatike, do të konfirmohet çdo gjë. Republika e Kosovës fuqizimin dhe konsolidimin e vet si shtet e ka të pandalshëm deshti apo jo Beogradi”, ka përfunduar Pacolli. 


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page