top of page
123.jpg

Video, zyrtarët amerikanë duke i thënë Ibrahim Rugovës, “Rroftë Kosova”

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 5, 2018
  • 1 min read

Me rastin e festës së 4 korrrikut, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka postuar në profilin e tij në Facebook një video e cila tregon raportin e hershëm miqësor mes Kosovës dhe ShBA-së.

Në video dëgjohet ish Presidenti Ibrahm Rugova teksa u uron mirëseardhje delegacionin amerikan në Prishtinë ndërsa aty dëgjohen zyrtarët amerikan, (Xho Dioguardi), teksa thoshte “Rroftë Kosova”.

“Kosova shtet i pavarur …. DHE NE MIQESI TE PERHERSHME ME SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES, thoshte Presidenti Rugova. Urime 4 korrikun të gjithë qytetarëve amerikanë”, ka shkruar Hoti. Ndryshe 4 korriku, i njohur edhe si Dita e Pavarësisë, është dita në vitin 1776 kur delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan Deklaratën e Pavarësisë, duke njoftuar shkëputjen nga Britania.

Kjo ditë është festë federale në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1941 dhe tradicionalisht është një ditë kur amerikanët festojnë me fishekzjarre, parada, koncerte dhe piknikë. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page