top of page
123.jpg

Çfarë po ndodh? Ish politikani i njohur kosovar paralajmëron fillimin e luftës nëse ndodh kjo gjë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 5, 2018
  • 2 min read

“Nuk shoh se dialogu në mes të Kosovës dhe Beogradit që do të përfundojë shpejtë”, ka thënë Azem Vllasi për televizionin serb TV Prva, dhe e hedhë poshtë mundësinë e ndarjes së Kosovës sepse atëherë do të paraqiten problemet edhe më të mëdha. Avokati dhe ish funksionari në RSFJ si dhe këshilltari i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi konsideron se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk do të përfundojë shpejtë sepse pozicionet e të dyja palëve janë shumë larg. “Nga njëra anë kryetari i Serbisë vazhdimisht po përsëritë se marrëveshja është e mundur nëse arrihet ndonjë kompromis, por nuk tregon çfarë kompromisi. Ai e përsëritë tezën se nuk mundet dikush të fitojë gjithçka, ndërsa dikush asgjë. Nuk thotë se çfarë dhe kush prej kujt duhet të fitojë dhe nëse Serbia mendon të fitojë diçka atëherë çfarë është ajo që Kosova i ka borxh Serbisë”, konstaton Vllasi. Në pyetje se a do të thotë se ai e përjashton idenë për ndarjen e Kosovë, Vllasi thotë se mundësia e ndarjes së Kosovës është plotësisht e përjashtuar edhe atë për shumë arsye. “Si e para, këtë nuk do të lejojë faktori ndërkombëtar i cili e ka menaxhuar pavarësinë e Kosovës e as Brukseli, i cili tani po e udhëheqë normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë. As ata nuk duan të dëgjojnë se po bisedohet për ndryshimin e kufijve. Por edhe sikur të bisedohej për këtë, këtu nuk do të kishin pasur leverdi as Kosova as Serbia sepse do të hynin në një punë qorre”, thotë Vllasi. “Çfarë do të thotë ndarja? Kur fillojmë të bisedojmë për kufij pëlcet problemi. Për cilën pjesë të Kosovës mendon Serbia pasi në të gjitha pjesët e Kosovës ka serb”, shton ai. Gjithashtu, duke u përgjigjur në pyetje se a ka lëshuar pak pe Prishtina në kohën e fundit në qëndrimet e veta, Vllasi thotë se vetëm po krijohet përshtypja për këtë. “Realiteti është ndryshe, sepse në Kosovë nuk ka politikan i cili do të bisedonte për ndryshimin e statusit të Kosovës, gjegjësisht për atë që Kosova mos të jetë shtet dhe se duhet të pyetet Serbia se a do të jetë Kosova shtet apo jo. Pra, për këtë çështje ajo nuk ka bashkëbisedues, dhe unë do të kisha ditur shumë mirë sikur të kishte pasur”, përfundon Vllasi. 


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page