top of page
123.jpg

Insektet, shqetësuese për qytetarët në Prishtinë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 5, 2018
  • 1 min read

Me fillimin e sezonit të verës, në kryeqytet është rritur edhe numri i insekteve.

Qytetarët thonë se këtë vit për dallim nga vitet e tjera ka shumë më shumë mushkonja, e të cilat po u shkaktojnë probleme sidomos pickimet tek fëmijët. Numri i madh i mushkonjave, sipas qytetarëve, ka përfshirë të gjitha lagjet e Prishtinës. Mushkonjat janë bërë problem si për vizitorët e parqeve ashtu edhe për banorët që jetojnë nëpër shtëpi dhe banesa kolektive, raporton RTK. Qytetarët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës që spërkatja të jetë më e shpeshtë në të gjitha lagjet, ndërsa zyrtarë të Komunës përmes telefonit kanë thënë se dezinsektimi bëhet në tri faza. Sipas tyre, dy faza kanë përfunduar, kurse faza e tretë pritet të fillojë. Zyrtarët komunalë thonë se shkaktarë për numrin e madh të insekteve janë reshjet e shumta të shiut.


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page