top of page
123.jpg

Kosova në alarm të kuq! Të shtunën priten stuhi të mëdha

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 6, 2018
  • 1 min read

Sipas “Accuweather” të shtunën dhe të dielën rajonin e Ballkanit do ta përfshijë në mot i ligë, ku parashihen shira të mëdha, të përcjella me bubullimë e vende-vende edhe me breshër të madh.

Sipas kësaj ueb-faqeje që parashikon motin në mbarë botën, vendet më të rrezikuara nga ky mot janë Kroacia, Bosnja Hercegovina dhe Serbia, ku është dhënë edhe alarmi i kuq, pasi sasia e shiut që pritet të bie në kohë të shkurtër, është 30 litra në metër katror.

Mirëpo, as territori i Kosovës nuk do t’i shpëtoj kësaj stuhie, pasi për të është dhënë alarmi i portokalltë, e në disa pjesë edhe alarmi i kuq.Sipas këtij paralajmërimi, pritet të ketë dëme të mëdha sidomos në kulturat bujqësore, por edhe në objekte banimi sidomos në vendet e rrafshëta.

Po ashtu priten edhe dëme të mëdha edhe nga breshëri.

Në anën tjetër, të kontaktuar nga “Zëri.info”, zyrtar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, kanë thënë se janë në dijeni për këtë paralajmërim për temperaturat, mirëpo së shpejti do t’i bëjnë matjet dhe do të dalin me informacione konkrete 


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page