top of page
123.jpg

Ronaldo në Juventus? ‘Marca’ ka një kërkesë për Real Madridin

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 6, 2018
  • 1 min read

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi duket i pashmangshëm.

Portugezi është afër t’i jap fund aventurës nëntë vjeçare në ‘Santiago Bernabeu’, për t’u transferuar në Itali te Juventusi.

Mediet në Spanjë dhe Itali tashmë janë të sigurta se marrëveshja është afër, me Juventusin që do t’i paguajë Real Madridit 100 milionë euro për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Nëse ky transferim realizohet, media e madhe sportive ‘Marca’, i ka bërë një apel publik skuadrës së Real Madridit.

‘Marca’ përmes një artikulli i ka kërkuar Real Madridit që Cristiano Ronaldos t’i jepet një lamtumirë legjendare.

Kjo media cek kontributin që portugezi ka dhënë në ‘LosBlancos’, teksa po ashtu ka bërë thirrje që të mos përsëritet historia e Iker Casillas, i cili nuk mori respektin e duhur në momentin që u largua nga Real Madrid në drejtim të Portos.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page