top of page
123.jpg

Mungesa e legjislacionit të posaçëm lidhur me stresin në punë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 8, 2018
  • 2 min read

Shkruan: Sejdë TOLAJ/PhD

Në trendët e kohës së sotme moderne, ku mungesa e kufijve midis punës dhe pushimit ,orëve të gjata të punës e zhvillimit të teknologjisë kanë eliminuar kufijtë fizik që dikur kufizonin orët e punës. Tani punonjësi pritet të jetë në dispozicion kudo dhe kurdo, kështu që puna nuk është më hapësinore dhe temporale, gjë e cila e bënë të dallojë nga pushimi, por puna pritet të kryhet edhe në kohën e lirë, në mënyrë që të përmbushen kërkesat e shumta të punës moderne.

Vetëdijesimi i publikut për stresin e punës nuk ka qenë kurrë më i madh se tani, por jo vetëm për shkak të lidhshmërisë së ngushtë me sëmundjet fizike dhe mendore, por edhe për shkak të një numri të madh të rasteve gjyqësore, në të cilat punonjësit kërkojnë kompensim për problemet shëndetësore të shkaktuara nga stresi në vendin e punës. Shumë nga këto raste janë zgjidhur edhe jashtë gjykatës, ku punonjësit kanë marrë deri në 200 mijë euro kompensim për ankthe e kolapse nervore të përjetuara si pasojë e ngarkesave të tepërta të punës.

Në shumicën e vendeve mungon një legjislacion i posaçëm për stresin e punës, disa shtete të zhvilluara kanë hartuar udhëzues, të cilët deklarojnë që punëdhënësit e kanë për detyrë të sigurojnë që shëndeti i punonjësve nuk vihet në rrezik nga nivelet e larta të stresit të shkaktuara nga mënyra e organizimit të punës dhe kërkesat e tepërta.

Punëdhënësit duhet të kenë parasysh stresin kur vlerësojnë rreziqe të mundshme shëndetësore në vend të punës, duhet shtuar vëmendjen në lidhje me shfaqjen e problemeve të mundshme shëndetësore dhe duhet të përgatiten jo vetëm për te vepruar në rast të shfaqjes së problemeve por edhe për të ndaluar ato.

Edhe pse kërcënimet nga stresi i përjetuar nga punëtorët, të tilla si kostot gjithnjë e më të larta nga proceset gjyqësore, nga shpenzimet e sigurimeve shëndetësore dhe nga humbja e produktivitetit, kanë filluar të merren parasysh nga disa punëdhënës edhe pse shumica prej tyre nuk duan ta pranojnë fenomenin e stresit si një epidemi serioze.

Kështu si përgjigje ndaj stresit të përjetuar të punëtorëve, punëdhënësit janë përqendruar më shumë në ofrimin e trajnimeve këshilluese e të ngjashme për menaxhimin e stresit dhe mungesave të shumta, në vend të ndërmarrjes së masave më radikale parandaluese, siç është ridizajnimi i punës.


Yorumlar


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page