Haxhimusa mesazh ‘Talit’: Tani është koha, askush nuk mund të na ndaloj
- rilindjashqiptare
- Jul 9, 2018
- 1 min read

Betim Haxhimusa është licencuar nga UEFA për duelet e radhës të Dritës në Ligën e Kampionëve.
Lojtari nuk u paraqit në dy ndeshjet e para paraeliminatore pasi nuk mori fletëlëshimin nga ish-klubi i tij, Gjilani.
Por, ai tani ka të drejtë loje dhe nuk mund ta pengojë askush.
Madje, vet futbollisti u ka dërguar mesazh presidentit të Gjilanit, Florim Zukës – Talit, duke shkruar se, më nuk mund ta ndalojë askush, raporton Gazetasheshi.com.
“Tani është koha për Ligën e Kampioneve, askush nuk mund të na ndaloj”, ka shkruar Haxhimusa.
Ndryshe, i pari i Gjilanit ditë më parë theksoi se Haxhimusën e kishte liruar te Drita vetëm si huazim, por ai ka nënshkruar kontratë, duke bërë që të mos i jep fletëlëshimin para 30 qershorit.
Ndryshe, Haxhimusa pritet të jetë ndihmesë e madhe e Dritës për duelin e së martës ndaj Malmos.

Comments