top of page
123.jpg

Kur do të jetë gati stadiumi i Prishtinës, tregon kreu i FFK-së

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 9, 2018
  • 1 min read

Kryetari i ri i FFK-së, Agim Ademi, në emisionin 2 me 1 në RTV 21 ka folur rreth stadiumit “Fadil Vokrri” dhe kompletimit të tij.

Ademi tha se po punohet intensivisht në përfundimin e stadiumit, derisa tregoi edhe datën kur do të bëhet ndeshja testuese e stadiumit.

“Ministria ka ngritur nivelin e punës ku është duke u punuar në dy ndërrime, derisa është shtuar ritmi i punës dhe numri i punëtorve, në mënyrë që të punohet sa më shumë”, tha Ademi.

Ai po ashtu konfirmoi se ndeshja testuese do të jetë më 28 korrik.

Kosova kësisoj në rast të kompletimit me sukses të stadiumit, mund ta luajë në Prishtinë ndeshjen e dytë të grupit të saj në Ligën e Kombeve, ndaj Ishujve Faroe më 10 shtator.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page