top of page
123.jpg

Flet mjeku: Ja çfarë ishte ajo substanca misterioze që thithën lojtarët rusë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 11, 2018
  • 1 min read

Vazhdojnë dyshimet për substancën misterioze që përdorën lojtarët e Rusisë. Dy mjekët gjermanë konfirmuan se ekipi rus përdori një substancë dopingu për të përmirësuar lojën gjatë ndeshjeve me spanjollët dhe kroatët. Por ishte mjeku i ekipit rus Eduard Besugloë që tregoi se lojtarët kishin përdorur amoniak gjatë dy takimeve të fundit. Profesionisti siguroi se nuk ka asnjë problem në të bërit të këtij veprimi, sepse substanca nuk është e ndaluar dhe se nuk bën pjesë në listën e elementeve të jashtëligjshme. Mesa duket ky përbërës kimik ka për qëllim që të përmirësojë rendimentin sportiv duke stimuluar respiracionin dhe duke përmirësuar fluksin e oksigjenit në gjak në një kohë më të shkurtër. Në këtë reportazh mjeku rus pranoi se një nga zëvendësuesit thithi amoniak që ishte i vendosur në pambuk para se të hynte në fushë në ndeshjen kundër Spanjës. Gjithashtu “Bild” shpërndau disa imazhe ku lojtarët shfaqeshin duke konsumuar këtë substancë. 


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page