top of page
123.jpg

Greqia dëbon diplomatë rusë, tentuan ta prishin marrëveshjen Athinë-Shkup

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 11, 2018
  • 1 min read

Qeveria greke vendosi të dëbojë dy diplomatë rusë dhe t'u ndalojë hyrjen në Greqi dy të tjerëve, për shkak të involvimit në punët e brendshme të vendit dhe aktivitete kundër sigurisë kombëtare të Greqisë, informon gazeta "Katimerini". 

Diplomatët në fjalë, mes tjerash, kishin tentuar të minojnë marrëveshjen për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Athina i akuzoi diplomatët rusë se kanë tentuar të marrin informacione të kundërligjshme dhe u kanë dhënë ryshfet nëpunësve shtetërorë grekë. Sipas burimeve të larta diplomatike greke, Athina bën thirrje për dëbim urgjent të dy diplomatëve rusë, mes të cilëve edhe Viktor Jakovlev nga ambasada ruse, dhe dëbimin e të dy të tjerëve. Greqia vazhdon të kërkojë bashkëpunim të mirë me Rusinë dhe i inkurajon marrëdhëniet miqësore mes të dy vendeve, por shton se kjo është e mundur vetëm gjatë respektimit të sovranitetit të çdo vendi. Sipas burimeve, për shpërblimin me para, diplomatët rusë kanë tentuar ta përfitojnë ndikimin e mitropolitëve në hierarkinë ortodokse greke, në Sveta Gorë. Burimet diplomatike për gazetën i përmendin edhe përpjekjet e Rusisë të intervenojë në çështjen e ndjeshme, siç është marrëveshja mes Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë për emrin, ndërsa me këtë negativisht të ndikojnë në rolin e Greqisë në Ballkan./MIA/ 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page