top of page
123.jpg

Shikoni çfarë ka bërë Lopetegui për të dështuar transferimin e Ronaldos te Juventusi

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 11, 2018
  • 1 min read

Trajneri Julen Lopetegui do të ketë përpara një detyrë të vështirë, të ndërtojë një Real Madrid kampion dhe këtë gjë do t’i duhet ta bëjë pa yllin e këtij ekipi, Cristiano Ronaldo, që pas 9 vitesh në “Santiago Bernabeu” është larguar për te Juventusi.

Mediat spanjolle konfirmojnë se trajneri ka tentuar deri në fund të ndalojë transferimin e sulmuesit portugez, duke qenë kundër largimit dhe syonte të vinte veton e tij, por pa sukses.

Madje Lopetegui ka patur një bisedë të gjatë telefonike me CR7, që ndodhet në Greqi me pushime me familjen e tij. Sipas “Il Mundo Deportivo”, trajneri dhe lojtari kanë biseduar në telefon, duke sqaruar situatën, duke dhënë shpjegimet përkatëse, por edhe ky sinqeritet i trajnerit Lopetegui nuk e ka bindur portugezin, që ka qenë këmbëngulës në vendimin e tij për t’u larguar nga Reali.

Telefonata nuk ka mundur të sjellë paqen mes Ronaldo dhe Realit, që sot ka firmosur kontratën 4-vjeçare me Juventus.

Tashmë trajneri Lopetegui do t’i duhet të ndërtojë skuadrën e re pa sulmuesin portugez dhe me shumë pikëpyetje se kush do të jetë zëvendësuesi i tij. 


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page