top of page
123.jpg

Tifozi kroat s’e duron flamurin kombëtar shqiptar(Video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 11, 2018
  • 1 min read

Një tifoz kroat është parë duke ia rrëmbyer nga dora hedhur flamurin kombëtar shqiptar një personi me makinë gjatë festimeve të triumfit të Kroacisë ndaj Rusisë në Kupën e Botës.

Populli shqiptar gjatë këtij Kampionati Botëror ka përkrahur Zvicrën gjatë aventurës së tyre për shkak të katër shqiptarëve që ishin në përbërje të skuadrës së Zvicrës, nuk ka munguar as përkrahja për Kroacinë, të cilët, populli shqiptar i trajtojnë kroatët si vëllezër të Ballkanit, shkruan Express. Kroacia fitoi në ndeshjes kundër Rusisë me anë të penalltive, që ia siguroi gjysmëfinalen ku do të përballet sonte me Anglinë për një vend në finalen e madhe në Moskë. Festa e çmendur e adhuruesve të Kroacisë mbizotëroi si në Rusi po ashtu edhe në Kroaci. Në një video shihet turma me flamuj kroat duke festuar, pastaj kalon një veturë në të cilën shihet flamuri i Shqipërisë, ku më pas një kroat e kap flamurin dhe e largon nga festimet që po bëheshin.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page