Shefi i nëntokës së Veriut, hapareshet në Zyrën e Kryeministrit
- rilindjashqiptare
- Jul 12, 2018
- 1 min read

Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur sot takim pune me Goran Rakiq dhe nënkryetarin e Listës Srpska Milan Radojçiq.
Me këtë rast u legjitimua e miqësia që kryeministri ka me Radojciqin, e që konsiderohet shef i nëntokës në Veri. Haradinaj ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Listës Srpska, Goran Rakiq dhe mikun e tij të përzemërt, Milan Radojçiq, që tash është zgjedhur nënkryetar i Listës Srpska, shkruan Express. Radojçiq dëshmoi sot në Zyrën e Kryeminsitri Haradinaj se është numri një i serbëve të Kosovës. Legjenda se ai kontrollon gjithçka në veri, dëshmohet edhe me rënditjen në zyrën e Haradinajt. Ai u ulë në krye, ndërsa kryetarin e partisë, e la pas tij. “Ne këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, me theks te veçantë për aspektet e sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik e social”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit. /Express/
Comentarios