top of page
123.jpg

Zbulohet e vërteta – “kroati” që mori flamurin shqiptar është serb

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 12, 2018
  • 1 min read

Gjatë ditës së djeshme në të pothuajse të gjitha mediat e rajonit, u shpërnda video në të cilën shihet një person me fanellë kroate, duke e hequr flamurin kombëtar prej dorës së një personit. Por, tani u zbulua se personi me fanellë kroate, nuk është kroat, është serb dhe jeton në Zvicër. Në atë video shihet se si ai ia rrëmben nga dora flamurin kombëtar shqiptar një personi me makinë gjatë festimeve të triumfit të Kroacisë ndaj Rusisë në Kupën e Botës, shkruan Gazeta Express. Por, tani mediat nxjerrin identitetin e tij të vërtetë. Ai quhet Sasha Tomic, dhe është nga Serbia. Kjo vërtetohet edhe përmes këtyre fotografive, ku ai shihet i veshur me fanellë të shtetit të Serbisë. Gjithashtu, në instagramin e tij e ka të shkruar se është nga Serbia. Mbrëmë Kroacia triumfoi në gjysmëfinale kundër Anglisë me rezultat 2:1, derisa të dielën do të ballafaqohet në Finale me Francën. 


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page