top of page
123.jpg

Ekskluzive: Ky është draft-dokumenti për dialogun me Serbinë, i propozuar nga Veseli /Dokument

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 13, 2018
  • 1 min read

Një takim i mbajtur sot në orët e paradites mes liderëve të koalicionit qeverisës, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, si dhe Presidentit Hashim Thaçi, duket se ka përfunduar me një pajtim për fazën finale të Dialogut Kosovë-Serbi dhe Ekipin Negociator.

Lajmi.net, merr vesh se partnerët e koalicionit qeverisës sot kanë pasur para vetës edhe një Dokument Kornizë për Dialogun Kosovë-Serbi, ku përfshihen edhe vijat e kuqe, i cili, siç pohohet, është dorëzuar nga Kryeparlamentari dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Ky dokument, siç thonë burimet e portalit, pritet t’u dërgohet edhe partive opozitare, që po ashtu kërkohet të përfshihen në Ekipin Negociator. Liderët institucionalë vazhdojnë të deklarojnë se janë të interesuar për arritjen e një konsensusi të gjerë, në mënyrë që në procesin e dialogut të ketë një përfaqësim gjithëpërfshirës.

Më poshtë, mund ta lexoni të plotë Dokumentin Kornizë për Dialogun Kosovë-Serbi, i prezantuar nga Veseli. /Lajmi.net/ 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page