top of page
123.jpg

Trishtuese: Mitrovicasi takon nënën pas 35 viteve, rrëfim mes lotësh (Video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 13, 2018
  • 1 min read

Këtë javë “Përrallë me Tupan” vjen me një histori ndryshe. Nazmi Zekiçi, i lindur me emrin Alush Gashi, erdhi në “Përrallë”, për të treguar historinë e dhimbshme të jetës së tij.

Nazmiu kur kishte vetëm 3 ditë që kishte lindur, u dha për adoptim tek një familje tjetër në Mitrovicë. Babai i tij biologjik ështê nga Vushtrria, transmeton veriu.info. Edhe pse i rritur nga dy prindër të mrekullueshëm, ai kur kuptoi se kjo nuk ishte familja e tij biologjike, filloi kërkimin për nënën e tij. Ai e gjeti atë, duke e takuar pas 35 vitesh. Por ky gëzim nuk zgjati shumë, pasi ai e humbi atë pas një kohe shumë të shkurtër, kur ajo ndërroi jetë. Këtë histori të trishtë, mund ta ndiqni në “Përrallë me Tupan”, të rrëfyer për herë të parë nga Nazmi Zekiçi. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page