top of page
123.jpg

Dita e një vrojtuesi plazhi në Shqipëri, këshilla për pushuesit: Shihni ngjyrën e flamurit!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 14, 2018
  • 1 min read

Suadi është një prej vrojtuesve që kanë nisur punë në 7 kullat e vrojtimit që ndodhen në një gjatësi prej 1.5 km, në Shëngjin.

Dita e tij e punës nis në orën 9:00. Ai kontrollon bovat dhe pozicionohet në kullë, por pa lënë jashtë vëmendjes edhe këshillimin. 

Pushuesit duhet të tregojnë kujdes kur i drejtohen detit dhe ngjyrat e flamujve tregojnë se si duhet të veprohet. Flamuri jeshil tregon që deti është i qetë; ngjyra e verdhë tregon që deti është paksa i trazuar; flamuri i kuq tregon që pushuesi nuk duhet të futet në ujë. 

Pushuesit thonë se ndjehen të sigurtë kur shohin vrojtues. 

Përveç kullave, në Shëngjin janë vendosur edhe dy breza me bova uji. E dyta është ajo që nuk duhet të kalohet nga pushuesit. Për zbatimin e ketyre masave, bizneset iu përgjigjen thirrjes së Minstrisë së Sipërmarrjes, ndaj shembullin e Shëngjinit u bëhet thirrje që ta ndjekin edhe plazhet e tjera më të frekuentuara të vendit./tch 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page