top of page
123.jpg

Dy orë para se të shkaktonte aksidentin në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, i dyshuari ishte gjobit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 14, 2018
  • 1 min read

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin  që ndodhi sot rreth orës 8:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Stanovc, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara gjashtë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në QKUK.

Sipas raportit të Policisë nga Rajoni i Mitrovicës, nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes bëhet e ditur se në aksident trafiku ishin të përfshira tri vetura të cilat ishin në lëvizje, ndërsa dëme materiale kanë pësuar edhe dy vetura tjera të cilat ndodheshin të parkuara në një auto-sallon afër rrugës, transmeton Telegrafi. 

“Vlen të potencohet se Njësia e Trafikut Rajonal në Mitrovicë,  dy orë më herët ndaj të dyshuarit S.V.,47 vjeçar, shkaktarit të aksidentit i kishte shqiptuar një gjobë për tejkalim të shpejtësisë”, thuhet në raportin e Policisë. 

Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit  në trafikun rrugor, për kujdes  dhe vigjilencë të shtuar duke  respektuar të gjitha rregullat dhe dispozitat ligjore.  


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page