top of page
123.jpg

Ministria e Mjedisit kundër fishekzjarrëve që do të hidhen sonte në Prishtinë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jul 14, 2018
  • 1 min read

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata, do të performojë sonte në Prishtinë, me ftesën e njërës nga banka që operon në vend.

Pas përfundimit të koncerti, është paralajmëruar se do të hidhen 1 ton fishekzjarre. Kundër këtij veprimi ka dalë ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. “Parimisht, MMPH është kundër secilit aktivitet që si rezultat i tij ka degradim të mjedisit dhe ndotje të ajrit”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie. “Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, po e përcjellë me vëmendje reagimin e OJQ-ve mjedisore dhe palëve të tjera të interesit në lidhje me paralajmërimin se gjatë një koncerti të një banke në Prishtinë do të ndizen një sasi e konsiderueshme e fishekzjarrëve”. “Dhënia e lejeve për përdorimin e fishekzjarrëve në Republikën e Kosovës është e rregulluar me Ligjin Nr. 04/L-022 PËR PËRDORIM CIVIL TË EKSPLOZIVËVE dhe kështu organ kompetent për dhënien e këtyre lejeve është Ministria e Punëve të Brendshme”. “MMPH beson që gjatë dhënies së lejes për përdorimin e këtyre fishekzjarrëve janë zbatuar të gjitha kriteret e kërkuara sipas këtij ligji, duke pasur në konsideratë edhe pasojat në mjedis”.


댓글


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page