Edon Zhegrova shënon sërish për Genkun
- rilindjashqiptare
- Jul 15, 2018
- 1 min read

Edon Zhegrova ka dhuruar një tjetër shfaqje të mirë për Genkun në miqësore.
Skuadra belge ka shënuar fitore të thellë 5:2 në ndeshjen përgatitore ndaj Royal Excel Mouscron.
Edhe në këtë ndeshje, kontribut në fitoren e Genkut dha Edon Zhegrova.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës shënoi golin e pestë për Genkun në këtë ndeshje.
Vlen të ceket se Zhegrova ka shënuar gol të bukur edhe në një ndeshje tjetër miqësore të zhvilluar pak ditë më parë nga Genk.
Comments