FOTO/ Rusia ndaloi flamurin, por jo edhe Kosovën, Era Istrefi fantastike në Moskë
- rilindjashqiptare
- Jul 15, 2018
- 1 min read

Këngëtarja kosovare Era Istrefi ka performuar në ceremoninë mbyllëse para finales së Kupës së Botës në Rusi të dielën, në njërën prej ngjarjeve më të mëdha në botën e futbollit, ku flamuri i Kosovës u ndalua të valviste.
Nëse jo nga flamuri- i cili është radhitur në dokumentin prej shtatë faqeve bashkë me flamurin e Tajvanit, Iranit pararevolucionar, flamuj të lëvizjeve separatiste, si dhe flamujt të grupeve terroriste përfshirë të Shtetit Islamik (ISIS), Kosova sot u përfaqësua për mbrekulli nga vazja e saj, Era. Era Istrefi e performoi këngën “Live it Up”, bashkë me aktorin dhe këngëtarin e mirënjohur botëror Will Smith dhe Nichky Jam, gjysmë ore para fillimit të ndeshjes finale mes Francës dhe Kroacisë, shkruan Gazeta Express. Ceremonia mbyllëse u mbajt në stadiumin e kryeqytetit rus Moskë “Luzhniki Arena”, i cili është stadiumi kombëtar i Rusisë, para hic më pak se 81 mijë spektatorëve. Finalja mes Francës dhe Kroacisë do të nisë në orën 16:00




Comments