Tenisti i njohur tallet keq me Neymarin
- rilindjashqiptare
- Jul 15, 2018
- 1 min read

Brazili nuk arriti dot të shkonte më larg se çerekfinalet e këtij Botërori pasi u eliminua nga Belgjika. Më shumë se sa për lojën e zhvilluar, kjo kombëtare do mbahet mend edhe për stimulimet e shumta të Neymar. Ylli i PSG-së e ka tepruar në këtë turne me ekzagjerimet e bëra për të fituar faull ndaj kundërshtarit. Stimulimet e tij u bënë hit në internet dhe tani të gjithë po tallen. I radhës është tenisti Jonas Bjorkman i cili ka kopjuar brazilianin, duke u rrotulluar në fushë gjatë ndeshjes me Mansour Bahrami, Goran Ivaniseviç dhe Todd Woodbridge në “Wimbledon”. Bjorkman u godit nga shoku i ekipit të tij në shpinë, Todd Woodbridge dhe menjëherë pas saj ka imituar me humor reagimet që i kemi parë shpeshherë te Nejmari në Botërorin e Rusisë.
Comments