Drejtori sportiv i Juventusit tregon si lindi ideja e “çmendur” për të transferuar Ronaldon
- rilindjashqiptare
- Jul 17, 2018
- 1 min read

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka thënë se ideja për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon ka ardhur pas golit që ky i fundit iu shënoi në Ligën e Kampionëve.
Cristiano Ronaldo kishte një performancë të jashtëzakonshme ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve duke shënuar dy gola, njërën prej tyre në stilin gërshërë.
Goli i Ronaldos ishte aq mahnitës saqë bëri që të duartrokitet edhe nga tifozët e Juventusit që ndodheshin në ‘Allianz Stadium’.
“Ideja e çmendur filloi pas golit të jashtëzakonshëm që ai shënoi kundër nesh”, tha Paratici për ‘Sky Italia’.
“Agjenti i Ronaldos nga tha se ai ishte i befasuar me vëmendjen që mori, dhe se një ditë do të dëshironte të vinte në Juventus”.
‘Zonja e Vjetër’ pagoi 100 milionë euro për shërbimet e Ronaldos.
Comments